Bota

Snajperi ekzekuton “Xhelatin” e Wagner. Deri tani janë vrarë 31 mijë ushtarë rusë

Mbi 31,000 ushtarë rusë kanë humbur jetën deri më tani në Ukrainë. Këtë e ka konfirmuar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram.

Sipas tij, “që nga 24 shkurti, Rusia ka paguar çdo ditë rreth 300 jetë të ushtarëve të saj për një luftë krejtësisht të pakuptimtë kundër Ukrainës”.

“Do të vijë dita kur numri i humbjeve, qoftë edhe për Rusinë, do të kalojë kufirin e lejuar”, deklaroi presidenti ukrainas.

Gjatë fjalimit të tij të përnatshëm Zelensky foli edhe për “Librin e torturuesve” që do të lançohet në Ukrainë dhe që dokumenton krimet e luftës dhe kriminelët nga ushtria ruse.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

“Këto janë fakte specifike për njerëz të veçantë që janë fajtorë për krime specifike të dhunshme kundër ukrainasve. Dhe një “Libër i torturuesve” është një nga themelet e përgjegjësisë jo vetëm të autorëve të drejtpërdrejtë të krimeve të luftës, ushtarëve të ushtrisë okupatore, por edhe komandantëve të tyre. Ata që jepnin urdhra. Ata që bënë të mundur gjithçka bënë në Ukrainë. Në Bucha, në Mariupol, në të gjitha qytetet tona, në të gjitha komunitetet që kanë arritur. Krijimi i këtij sistemi ka filluar prej disa kohësh”, deklaroi Zelensky.

Ndërkohë një mercenar rus, pjesë e grupit famëkeq Wagner, është vrarë nga një snajper ukrainas pranë Kharkivit.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Vladimir Andonov, 44 vjeç, u bë i njohur për vrasjet makabre të burgosurve të luftës dhe civilëve në Donbas. Rusët e njihnin atë me pseudonimin “Vakha”, ndërsa për ukrainasit njihej si “Xhelati” për shkak të masakrave ku ai mori pjesë gjatë pushtimit të parë të Rusisë në vitin 2014.

Vdekja e tij u konfirmua nga Zhambal-Zhamso Zhanaev, kreu i rajonit ku jetonte Andonov, i cili foli për gazetën ruse “Moskovskij Komsomolets”. Ai tha se trupi i pajetë i Andonov po dërgohet në rajonin e tij të lindje ku do të varroset.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *