Një grua amerikane pranon se ka stërvitur batalionin e ISIS-it të përbërë nga gratë
Një amerikane ka pranuar se ka udhëhequr skuadriljen e përbërë vetëm nga gratë të së ashtuquajturit Shteti Islamik në Siri, si dhe ka planifikuar sulme në territorin amerikan, raporton BBC.
Allison Fluke-Ekren është deklaruar fajtore në një pikë të akuzës për ofrim të përkrahjes për grupin dhe ka pranuar se ka stërvitur mbi 100 gra dhe vajza për të luftuar.
Një nënë dhe mësuese që u kthye në liderë të ISIS-it, Allison u largua nga SHBA-ja në vitin 2011, dhe punoi me grupin terrorist në Libi para se të shkonte në Siri.
Ajo përballet me 20 vjet burgim.
Fluke-Ekren 42-vjeçare, ish-studente e biologjisë dhe mësuese, udhëtoi në Siri për t’iu bashkuar grupit pasi jetonte në Egjipt e Turqi.
Roli i saj në skuadriljen e njohur si Khatiba Nusaybah ishte të mësonte gratë dhe vajzat të përdornin armë, duke filluar nga automatikët AK-47 e deri te granatat dhe jelekët vetëvrasës.
Në gjykatën në Virginia të martën, ajo pranoi fajin se ka udhëhequr skuadriljen e grave, por tha se kurrë nuk tentoi të rekrutonte fëmijët.
Rruga Press