Bota

Refuzoi të mbështeste pushtimin e Ukrainës, largohet nga Rusia kryerabini i Moskës

Kryerabini i Moskës, Pinchas Goldschmidt, ishte nën presion nga autoritetet ruse për të mbështetur pushtimin e Ukrainës, por refuzoi ta bënte këtë dhe u largua nga Rusia

Kjo u bë e ditur nga Avital Chizhik-Goldschmidt, një gazetare në Shtetet e Bashkuara dhe nusja e djalit të autoritetit fetar hebre.

“Më në fund mund t’ua bëj të ditur të gjithëve se vjehrrit e mi janë vënë nën presion nga autoritetet për të mbështetur publikisht ‘operacionin special’ në Ukrainë dhe kanë refuzuar ta bëjnë këtë”.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Sipas saj “ata ikën në Hungari dy javë pas pushtimit rus dhe tani janë në mërgim nga komuniteti që ata donin, ndërtuan dhe rritën fëmijët e tyre për më shumë se 33 vjet”.

“Dhimbja dhe frika në familjen tonë gjatë muajve të fundit nuk mund të thuhet. Tingujt e Sinagogës Korale të Moskës kumbojnë në veshët tanë”, shkruan më tej ajo.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *