Në ditën e parë të panairit promovohen dy libra të autorit Glauk Konjufca
Në ditën e parë të Panairit, në stendën e shtëpisë botuese “Dukagjini”, janë promovuar dy libra të rinj të autorit Glauk Konjufca. “Epistema e Dhomës së Zezë” dhe “Ontologjia e Artit të Shtatë” janë dy libra që, përmes një qasjeje filozofike, trajtojnë historinë dhe zhvillimin e kinematografisë botërore. Këta dy libra të Konjufcës sjellin një model të ri analize teoriko-filozofike dhe plotësojnë një vakuum në studimet e mirëfillta mbi artin e shtatë në kulturën shqiptare, dhe përmes metodës epistomologjike arti i shtatë zhvillohet dhe bëhet më i qartë për lexuesit.
Pjesë e këtij promovimi, për t’iu përgjigjur pyetjeve të lexuesve dhe për të dhënë nënshkrime, ishte edhe vetë autori i librave, i cili njëherësh është edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Interesimi për blerjen e këtyre dy librave ishte mjaft i madh dhe për orë të tëra Konjufca qëndroi në panair, duke ua nënshkruar librin të gjithë adhuruesve të librit.
Kujtojmë se Konjufca po ashtu është autor i librit “Huti i Minervës Fluturon në Muzg: G.Ë.F. Hegel”, të cilën e botoi në vitin 2012.
Me moton “Libri mbron mendjen”, edicioni i 22-të i Panairit të librit në Kosovë, i cili po mbahet në Pallatin e Rinisë në kryeqytet, në të cilin po marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora, me rreth 2 mijë tituj të rinj, do të jetë i hapur deri me datën 12 qershor.
Rruga Press