Letra e plotë: Sekretari amerikan Blinken fton ministren Gërvalla në “Summit of the Americas”
Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony J. Blinken, do të marrë pjesë në “Summit of the Americas”, i cili do të mbahet në Los Angeles të ShBA-së.
Lajmin e ka publikuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes një publikimi në Facebook.
Ministria thekson se kjo është hera e parë që Republika e Kosovës përfaqësohet në ketë Samit.
Në marxhinat e këtij Samiti, ministrja Gërvalla do të zhvillojë takime bilaterale me zyrtarë të lartë shtetëror si dhe do të vazhdojë lobimin për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, njofton tutje MPJD.
Rruga Press