Ulje temperaturash dhe stuhi shiu, çfarë ndodh me motin duke nisur nga nesër në Shqipëri
Prej disa ditësh vendi ynë ishte i përfshirë nga një valë e të nxehtit afrikan, por duke nisur nga dita e nesërme do të kemi ulje drastike të temperaturave në vlerat maksimale.
Gjatë ditës së nesërme parashikohet mot me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare dhe hera-herës të dendura në të gjithë territorin. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Hera-herës dhe lokalisht reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje dhe itensitet deri në 8-12m/s. Deti forca 1-2 ballë
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 14 deri 25°C
në zona e ulëta 15 deri 30°C
në zona bregdetare 18 deri 30°C
Ndërkohë që dita e enjte dhe e premte do të sjellë edhe më tej uljen e temperaturave, të cilat pritet të arrijnë në vlerën maksimale deri në 23 gradë celcius.
Rruga Press