Ushtria ukrainase raporton për luftime të ashpra në betejën për Severodonetskun
Sipas Forcave të Armatosura të Ukrainës lufta intensive për kontrollin e qytetit lindor të Ukrainës, Severodonetsk po vazhdon, me Rusinë që është duke përdorur artileri, avionë dhe helikopterë në zonë.
Serhiy Hayday, kreu i Administratës Ushtarake të Rajonit Luhanskut tha se Rusia po përdorte “grupe sabotazhi dhe zbulimi” në fshatin Bilohorivka, në perëndim të Lysychanskut dhe Severodonetskut. Ai qytet ndodhet gjithashtu në lartësirë pranë lumit Siverskyi Donets dhe është vendpërqëndrim i sulmeve masive.
Në periferi të Severodonetskut, ushtria ukrainase tha se Rusia po përdorte “bombardim të zonës nga distanca në drejtim të trupave tonë që po avancojnë drejt Rubizhne”.
Rodion Miroshnik, një zyrtar në Republikën e vetëshpallur separatiste të Luhanskut, pohoi në Telegram se nga bombardimet gjatë ditës së kaluar ishin vrarë nëntë civilë.
Të hënën mbrëma, Oleksandr Striuk, kreu i administratës ushtarake të Severodonetskut tha se kishte “beteja të ashpra dhe luftime” dhe se situata “po ndryshonte çdo orë”.
©Rruga Press