Bota

SHBA paralajmëron Korenë e Veriut për kryerjen e testeve bërthamore

Nëse Koreja e Veriut do të kryejë test bërthamor, do të ketë një përgjigje të fortë dhe të qartë nga Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe e gjithë bota.

Kështu deklaroi këtë të martë, zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit, Wendy Sherman, shkruan Reuters.

“Çdo test bërthamor do të ishte në kundërshtim të plotë me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe do të kishte një përgjigje të shpejtë dhe të fuqishme ndaj një diçkaje të tillë. Unë besoj se jo vetëm Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia, por e gjithë bota do të përgjigjen në një mënyrë të fortë dhe të qartë”, tha ajo në një konferencë për shtyp pas takimit me homologun e saj koreano-jugor, Cho Hyun-dong, në Seul.

Lexo më shumë  Shumica e gjermanëve janë pro rritjes së ndihmës për Ukrainën

Deklarata e Sherman, vjen pasi Koreja e Jugut dhe SHBA lëshuan tetë raketa të hënën, në përgjigje të një breshërie raketash balistike të lëshuara nga Koreja e Veriut, dy ditë më parë.

Shteti i izoluar komunist ka testuar dhjetëra raketa në muajt e fundit, duke përfshirë një raketë balistike ndërkontinentale për herë të parë në pesë vjet.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *