Lajme

Vuçiçi i mërzitur për anulimin e vizitës së Lavrovit: Anulimi i vizitës sulm ndaj Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u shpreh i pakënaqur në lidhje me anulimin e vizitës në Beograd, të diplomatit rus, Sergei Lavrov.

Vuçiçi e cilësoi anulimin e vizitës si një sulm ndaj një vendi të vogël si Serbia, teksa shtoi se një numër i madh shtetesh i kishin kërkuar që të mos priste në takim ministrin e Jashtëm të Rusisë.

Lexo më shumë  Dita e Forcës, Kurti: Kemi shumëfishim të pajisjeve nga Turqia, Gjermania, Kroacia...

“Nuk mund ta imagjinoni se sa shumë biseda ka pasur në të cilat është kërkuar të mohohet mikpritja e Lavrov-it”, tha Vuçiçi.

Ai nënvizoi se nuk është befasuar nga zhvillimi i situatës, duke pasur parasysh se ditë më parë tha se priste komplikime, shkruan Euronews Serbia.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov u detyrua të anulojë vizitën e tij në Serbi, pasi 3 shtete ballkanike mbyllën hapësirat e tyre ajrore për avionët që nisen nga Rusia.

Lexo më shumë  Muja: Kontratat njëburimore janë përgjysmuar, propaganda e opozitës është e pabazë

Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria, ishin tre shtetet që mbyllën hapësirën ajrore për avionin e diplomatit rus.

Anulimi i vizitës së Lavrov-it, është konfirmuar edhe nga ministria e Jashtme e Rusisë. Ishte planifikuar që diplomati rus të mbërrinte të hënën në Beograd, ku do të zhvillonte një vizitë dy ditore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *