Bota

Arrihet marrëveshja për pagën minimale në BE

Direktiva evropiane për pagën minimale është drejt miratimit. Pak më shumë se një vit e gjysmë pas propozimit të Komisionit Evropian, është miratuar tashmë dispozita nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli.

“Presidenca e Këshillit dhe negociatorët e Parlamentit Evropian kanë arritur një marrëveshje të përkohshme politike për projekt-direktivën për pagat minimale në BE”. Këtë e ka bërë të ditur Këshilli Evropian përmes një deklarate.

“Ligji i ri, pasi të miratohet përfundimisht, do të promovojë përshtatshmërinë e pagave minimale ligjore dhe në këtë mënyrë do të kontribuojë në arritjen e kushteve të mira të punës dhe jetesës për punonjësit evropianë”, thuhet në deklaratë.

Lexo më shumë  Rusia prezanton amnisti për armët ilegale për të rritur furnizimet për luftën në Ukrainë

Sipas saj, “Shteteve Anëtare u kërkohet të vendosin një kornizë procedurale për përcaktimin dhe përditësimin e pagave minimale sipas një sërë kriteresh të qarta”.

 “Këshilli dhe Parlamenti Evropian kanë rënë dakord që përditësimet e pagave minimale ligjore do të bëhen të paktën çdo dy vjet (ose maksimumi çdo katër vjet për ato vende që përdorin një mekanizëm indeksimi automatik). Partnerët socialë do të duhet të përfshihen në procedurat e përcaktimit dhe përditësimit të pagave minimale ligjore”.

Lexo më shumë  Zelensky ngre alarmin: Rusia “fitoi” në Gjeorgji dhe është në rrugë për të bërë të njëjtën gjë në Moldavi

“Direktiva, synon të zgjerojë mbulimin e punëtorëve përmes marrëveshjeve kolektive , pra atje ku shkalla e mbulimit të marrëveshjeve kolektive është nën një prag prej 80%, Shtetet Anëtare duhet të përcaktojnë një plan veprimi për të nxitur kontratat kolektive”, thuhet në deklaratën e BE.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *