(Video) Shpallet në kërkim 20 vjeçari nga Tirana që torturoi qenin
Pas publikimit të një videoje në emisionin “Piranjat” ku një person është shfaqur duke keqtrajtuar qenin e tij, policia ka identifikuar autorin i cili ishte një 20 vjeçar, banues në Tiranë.
I riu me inicialet M.I. është shpallur në kërkim për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.
Njoftimi i Plotë:
Tiranë
Në lidhje me një video të postuar në emisionin investigativ “Piranjat”, në të cilën shfaqet një shtetas duke keqtrajtuar një kafshë (qen), ju sqarojmë se:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasit që shfaqet në video.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit:
– M. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.
Rruga Press