“Zbërthehet” Nuredin Dumani/ Dëshmon për disa atentate ndaj shqiptarëve jashtë vendit, SPAK nis verifikimet
Nuredin Dumani i arrestuar pak kohë më parë, duket se po hedh dritë mbi shumë ngjarje kriminale të ndodhura në vend, por edhe jashtë Shqipërisë. Në dëshminë e tij ai ka rtreguar mbi disa atentate jashtë vendit ku kanë mbetur viktima shtetas shqiptar.
Mësohet se SPAK ka kërkuar ka kërkuar informacion nga autoritetet e huaja, për të paktën 2 ekzekutime mafioze jashtë vendit me qëllim verifikimin e thënieve të Dumanit për ngjarjet kriminale që kanë ndodhur jashtë vendit.
Ndërkohë që kontrollet për kapjen e personave të shpallur në kërkim vijon.
Po kush është Nuredin Dumani?
Nuredin Dumani është një emër shumë i njohur për policinë. Emri i tij u lakua në tetor të vitit 2020, kur ai u shpall në kërkim si autor i vrasjes së Bujar Çelës, vëllai të Talo Çelës.
Ai është autor i dyshuar edhe për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, ngjarje kjo e kryer në bashkëpunim me Talo Çelën, sipas Policisë dhe dy personave të tjerë.
Autorësia e tyre në këtë ngjarje është dëshmuar nga i penduari i drejtësisë, Klevis Alla, ndërsa dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë pasi akuzoheshin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e tyre.
Vëllezërit Haxhia, gjithmonë sipas dëshmisë së Klevis Allës, kanë deklaruar se paratë i kanë humbur në muajin janar të këtij viti, kur servisi i tyre ra pre e vjedhjes, ku i morën edhe materiale dhe nuk kishin asnjë mundësi për t’i kthyer pas. Dumani është shok me Klevis Kapllanin, i ekzekutuar me 14 plumba më 15 shtator.
Ai akuzohet edhe si organizator i vrasjes së Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars 2020. Po ajo që bie më shumë në sy është se në vrasjen e katër të rinjve në Durrës, Dumani ka bashkëpunuar së bashku me Talo Çelën, ndërsa së fundmi ai akuzohet për vrasjen e vëllait të tij.
Rruga Press