Nuk kanë helikopter për të shuar flakët, por për të bërë video po/ Rama nxjerr pamje nga ajri se si po digjet Sazani
Ishulli i Sazanit është nën pushtetin e flakëve prej tre ditësh ndërsa nuk është bërë ndërhyrja nga ajri për të shuar flakët pasi nuk ka helikopter.
Megjithatë kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e ishullit të filmuar nga ajri teksa duket edhe kreu i emergjencave civile Haki Çako, për të ndjekur situatën atje.
Edhe pse nuk ka një helikopter për tu ardhur në ndihmë forcave që ndodhen atje, kjo nuk i ka penguar për të filmuar se si po digjet Sazani.
Megjithatë theksojmë se rreziku më i madh për ata që po shuajnë zjarrin janë municionet e ngelura nga viti 1997 të cilat si duket kanë filluar të shpërthejnë.
Rruga Press