Bota

Tronditet Vatikani, mediat italiane: Papa drejt dorëheqjes

Mediat italiane dhe ato botërore janë mbushur me spekulime dhe informacione ende të pakonfirmuara deri më tani se Papa Françesku pritet të dorëhiqet nga detyra duke ndjekur hapat e Benediktit. Gjithçka ndodh pas përkeqësimit të shëndetit të tij dhe detyrimit për të lëvizur me karrige me rrota gjatë muajve të fundit.

Këto thashetheme u shtuan javën e kaluar kur Françesku njoftoi se ishte duke përfunduar emërimet në Kolegjin e Kardinalëve, të cilët më pas kanë të drejtën për të zgjedhur Papën e ri. Gjithçka pritet të përfundojë më datë 27 gusht.

Lexo më shumë  Imazhet satelitore që tregojnë dëmet në bazën ajrore ushtarake ruse – pas sulmeve nga Ukraina

Papa po ashtu ka njoftuar po ashtu edhe dy takime të rëndësishme për të njoftuar kardinalët në lidhje me ndryshimet e bëra në “Kushtetutën e Vatikanit” dhe këto lëvizje janë lexuar nga mediat vendase si veprimet e fundit të një Pape para largimit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *