Lajme

Garda Kombëtare e Ukrainës publikon pamje të grave që po stërviten në Kosovë për të gjetur dhe pastruar minat tokësore

Garda Kombëtare e Ukrainës ka publikuar disa pamje në Twitter, të cilat sipas tyre, tregojnë një grup grash ukrainase, duke përfshirë një nga Garda Kombëtare, të cilat po mësojnë se si të çaktivizojnë minat dhe municionet e tjera të pashpërthyera.

Dhe trajnimi, siç shkruan në postimin e tyre, po zhvillohet në Kosovë, duke shtuar se grupi përfshin civilë dhe ushtarakë.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

“Së bashku për një të ardhme të ndritur!”, është shkruar në fund të përshkrimit.

Ndryshe, Garda Kombëtare e Ukrainës është xhandarmëria kombëtare e Ukrainës dhe forca e brendshme ushtarake.

Sipas Wikipedia, ajo është pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, përgjegjëse për sigurinë publike.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Fillimisht u krijua si një agjenci nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Rada Verkhovna “parlamenti njëdhomësh i Ukrainës) më 4 nëntor 1991, pas pavarësisë së Ukrainës.

Ndryshe, rreth kësaj kanë raportuar edhe media botërore, sipas të cilave, gjashtë gra ukrainase udhëtuan në Kosovë për të ndjekur një kurs për pastrimin e minave tokësore derisa vendi i tyre, që nga 24 shkurti, po përballet me agresionin e Rusisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *