Lajme

Qyteti i Fierit vuan për krah pune, të gjithë po shkojnë në emigrim

Mungesa e punonjësve të kualifikuar është kthyer në shqetësimin kryesor të bizneseve në Fier. Këtë e tregojnë edhe njoftimet që kanë mbushur vitrinat.

Emiljano Koliçi administron një restorant, i cili po vuan mungesën e fuqisë punëtore në këtë sezon të ri turistik.

“Problemi ynë kryesor është mungesa e punëtorëve. Kemi 6 muaj që kërkojmë punëtorë, pagesën e kemi shumë të mirë, siguracionet të gjitha. Kemi bërë kërkesë të zyra e punës, nuk na vjen njëri. Tani nëse na zgjidhet ky problem, ne punë duam. Turistët fillojnë e  vijnë, por nuk ka punëtorë. Shqetësimi? Ne nuk  mund të marrim dasma, turistë, si marrim dot sepse nuk kemi mundësi”, deklaroi ai.

Për Kreun e dhomës së Biznesit dhe Tregtisë në qarkun Fier, Shezai Çobo, gjithçka fillon nga paga.

“Këtu ka dy probleme. E para paga, këtu në krahasim me vendet e BE-së kryesisht në Gjermani është disa herë më e lartë. Nëse këtu një punëtor merr 300-500 euro atje merr 2000-2500 euro dhe është momenti që ne biznesmenët duhet të rrisim pagat. Unë jam biznesmen dhe ne duhet të fillojmë të rrisim pagat. Personalisht unë i kam rritur përafërsisht 500 euro për punëtorë, por bota është e lirë dhe qytetarët do të lëvizin” thotë ai.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Por, a ka në Shqipëri profesionistë, sipas specialiteteve që kërkon biznesi?

“Në Shqipëri ka shumë kërkesa por ka edhe pak specialistë të fushave dhe ky është një fenomen që duhet parë. Njerëzit thonë që kemi mbaruar për juridik, por ne nuk kemi nevojë për juridik por edhe fusha të tjera”, thotë Çobo.

Agron Dule, administrator i një qëndre formimi profesional në Fier konfirmon se shumica e të rinjve që certifikohen në hoteleri turizëm, apo edhe hidraulik e saldator, ikin në Europë.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

“Nxënësit që vijnë këtu ikin në Europë për tu punësuar arsyen kryesore e quaj sepse atje pagesa bëhet më e lartë se sa te bizneset  që janë në vendin tonë dhe kushtet që afrohen nga bizneset që janë atje janë më të mira se sa kushtet e bizneseve që janë këtu. Atje ata venë me një perspektivë të qartë e cila do t’i çojë përpara si nga nga ana ekonomike dhe e karrierës kurse këtu ai mund të lëvizë nga biznesi në biznes dhe nuk arrin të krijojë karrierën e tij profesionale.”, sipas tij

Aktualisht në zyrën e punës rezultojnë të regjistruar si punëkërkues të papunë për Bashkitë Fier, Lushnjë e Mallakastër 6,420 persona.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *