Sport

(Video) Futbollistët në lot, merr fund ëndrra e Ukrainës, nuk arrin dot të kualifikohet në Botëror

Ukraina nuk ka pasur sukses në ndeshjen e fundit. Kombëtarja e Europës Lindore humbi finalen e “play-off”-it kundër Uellsit, duke i dhënë lamtumirën ëndrrës për t’u kualifikuar në Botërorin 2022.

Pamjet e futbollistëve ukrainas në fund të ndeshjes ishin prekëse, siç dëshmohet edhe nga një video, që u shpërnda më vonë nga mesfushori i Atalantës, Ruslan Malinovskyi.

Situata në vendin e tij sa vjen dhe përkeqësohet nga konflikti dhe lufta në të cilën është përfshirë Ukraina, e detyruar për më shumë se 100 ditë të mbrohet nga pushtimi rus.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *