Serbia, bastioni pro-rus në zemër të Evropës
Përkthyer nga TV5 Monde nga Rruga Press
Serbia përzgjat me tre vite marrëveshjen e saj me Moskën për gazin me çmim të ulët, kur evropianët kërkojnë të pakësojnë varësinë e tyre nga gazi rus. Edhe pse kandidate e BE-së, Serbia xhonglon mes Brukselit dhe Moskës. Nëse Beogradi e dënoi në OKB pushtimin e Ukrainës nga Rusia, ai refuzon të ndërmarrë sanksionin më të vogël ndaj «vëllait të madh rus». Ndërsa Vladimir Putini gëzon një popullaritet të lartë pranë serbëve.
Emocion i madh e ka zënë kontinentin e vjetër që prej pushtimit të Ukrainës nga Rusia, 24 shkurtin e shkuar. Nga Parisi në Londër, Romë, Berlin, Pragë apo Varshavë, qindra mijëra njerëz u mblodhën në rrugë e sheshe të qyteteve evropianë nën flamurin ukrainas. Ndërkohë, Beogradi u mbulua me manifestues pro-rusë, me portrete të Vladimir Putinit në duar. Serbia është i vetmi vend në Evropë ku ndodhën grumbullime të tilla.
Tre muaj më pas, kur evropianët u përpoqën ta izolojnë Rusinë dhe t’i shpëtojnë energjive të saj fosile, Beogradi i shtrëngoi lidhjet me Moskën. Sapo përfitoi edhe tre vjet marrëveshje për gazin. “Pazari më i mirë në Evropë”, komentoi presidenti serb Vuçiç. Por kjo rrezikon rritjen e varësisë energjitike të serbëve prej Rusisë. Moska zotëron edhe kompaninë shtetërore serbe të naftës dhe gazit.
Brukseli e dënoi marrëveshjen për gazin. “Shtetet kandidatë për anëtarësim në BE duhet të rreshtohen progresivisht në politikat dhe (…) pozicionet e BE-së, përfshirë këtu edhe masat shtrënguese”, reagoi zëdhënësi i Komisionit, Peter Stano, në 3 qershor. Nga ana e vet, Lavrovi deklaroi për gazetarët serbë se Rusia ishte “e sigurtë” se vendi i tyre “do të vijojë me zgjedhjet inteligjente”. Shefi i diplomacisë ruse, pritet të vijë në Beograd ditët e ardhshme, sipas shtypit lokal. Kjo vizitë nuk është konfirmuar ende nga Moska.
Beogradi kërkon njëherësh integrimin në BE dhe mrëmbajtjen e lidhjeve të ngushta me Rusinë. “Aleksandar Vuçiç, presidenti i një shteti të varfër dhe pa burime energjitike, ndryshe nga Vladimir Putini, do paratë e Brukselit, tregun e tij, si dhe lirinë e qarkullimit”, pohon Vladimir Fisera, historian i specializuar për botën sllave dhe ish ligjërues në Universitetin e Strasburgut.
Nëse sot Vuçiçi shhiet si nacionalist i moderuar, ai mbetet ish-ministri i Informacionit të diktatorit serb Slobodan Milosheviç. Presidenti serb ndjen keqardhje për moskuptimin që ngjall loja ekuilibriste e vendit të tij. Vuçiçi iu përgjigj në mars medieve që spekulonin lidhur me pozicionin e Serbisë “së ulur mes dy karrigesh”.”Ne jemi ulur në karrigen tonë dhe presioni mbi ne është shumë i fortë. Do të jetë e vështirë t’i rezistojmë këtij presioni, ka shumë çështje të hapura.”
Për serbët, «është e pamundur të nxehen» me Rusët
Serbia veçohet nga pjesa tjetër e Evropës kur refuzon të ndërmarrë sanksionin më të vogël kundër Moskës. Kompania shtetërore Air Serbia ëhstë e vetmja në Evropë që mban udhëtimet me Rusinë. Për më tepër, Spoutnik, media e reshtuar në Kremlin, vijon të transmetojë në serbisht që prej Beogradit. Sipas sondazheve, pothuaj gjysma e popullsisë mendon se konflikti në Ukrainë u nis nga NATO. Tabloidët serbë thanë që në ditët e para të luftës se Ukraina sulmoi Rusinë.
Deri në 60 % të deputetëve të Parlementit serb bëjnë pjesë në grupin e miqësisë serbo-ruse. Afërsia kulturore dhe shumëshekullore mes dy popujve sllavë dhe ortodoksë nuk shpjegon gjithçka. Moska e ka mbështetur gjithnjë Beogradin në refuzimin e tij për të njohur pavarësinë e Kosovës, ish-provincës së saj të populluar me shumicë shqiptare dhe që e hpalli pavarësinë në 2008-n.
Moska vuri edhe veton e saj, në 2015, kundër projekt-rezolutës së Këshillit të sigurimit të OKB-së ku cilësohej masakra e Srebrenicës si “gjenocid”. Pothuaj 8 000 boshnjakë u masakruan në korrik 1995 nga forcat ushtarake të serbëves të Bosnjës. Për Serbinë, Rusia mbetet «partner politik qendror me të cilit është e pamundur të mbash inat», shpjegon Loïc Trégourès, mësimdhënës në shkenca politike në Institutin Katolik të Parisit dhe specialist i Ballkanit.
Se dhe po qe se manifestimet pro-ruse u organizuan nga lëvizje të ekstremit të djathtë, kjo “tregon megjithatë specifikën e Serbisë në Evropë pasi është i vetmi vend ku pati mnifestime të tillë”, vijon Loïc Trégourès. “Ky fenomen i ka rrënjët në përxzjerjen e rusofilisë dhe putinofilisë në shpirtin e opinionit serb falë mbështetjes së përhershme të Rusisë në hapësirën mediatike. Shtuar këtu edhe imazhi i një njeriu, Vladimir Putinit, që mishëron figurën e atij që e ringre vendin dhe tokën e poshtëruar. Por dhe që i është kundërvënë rednit perëndimor, viktimë e të cilit është Beogradi”. Veçanërisht me sanksionet dhe bombardimet e vitit 1999.
Aleanca Atlantike ndërhyri në atë kohë, me shtysën e Uashingtonit, me synimin që ta pengonte Beogradin të shkonte edhe më tej me operacionin e spastrimit etnik mbi shqiptarët e Kosovës. Avionët ë NATO-s bombarduan pozicionet serbe rreth Sarajevës, kryeqytetit boshnjak, i rrethuar që në 1995-n. Në Serbi, ku kjo aleancë ushtarake përbuzet, “është e lehtë të njësohesh dhe të heroizosh cilindo që ndërmerr betejën kundër NATO-s dhe ShBA-së “, thotë Loïc Trégourès.
Në Beograd, tee-shirte me lavde për Putinin
Shitoret e qendrës së Beogradit shesin tee-shirte për lavdinë e Vladimir Putinit. Propozojnë edhe modele ku shfaqet një “Z” e madhe, po ajo gërmë e vizatuar mbi tanket ruse në Ukrainë. Piktura murale me portretin e presidentit ruse shfaqen rregullisht në rrugët e kryeqytetit serb.
Më 17 janar 2019, kur Vladimir Putini ishte në vizitë zyrtare në Serbi, ai u prit si një rock star. Më shumë se 100 000 vetë u grumbulluan dhe brohoritën emrin e tij në rrugë e kryeqytetit. Gjatë pritjes së dhënë në nder të tij, ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic, ia nisi këngës në gjuhën e Tolstoit. “Kalinka, Kalinka… gjiu im i vogël, gjiu im i vogël! në kopësht luleshtrydhet, luleshtrydhja ime, a vajza ime, vajza ime e vogël, bie në dashuri me mua!” Vladimir Putini duartrokiti.
Kineasti Emir Kusturica, në krye të Teatrit Akademik qendror të ushtrisë ruse që prej shkurtit 2022, bënte pjesë te të ftuarit. Fitues i dy palmave të arta në Cannes, u bë që prej emërimit të tij “mbrojtës i vlerave klasike në një botë ku ato po ndryshojnë shujmë shpejt “. Artisti serb dha koncerte në Krime me orkestrën e tij No Smoking pas aneksimit të gadishullit prej Moskës. U paraqit në krah të Vladimir Putinit, “goxha burrë” sipas tij.
Për historianin Vladimir Fisera, “opinionet ruse dhe serbe, me përjashtim të intelektualëve të kryeqytetit, janë pansllavë. Sipas kësaj ideologjie, sllavët ortodoks duhet të jenë vasalë të Rusëve. Ata konsiderojnë se sllaves jo-ortodoksë si tradhtarë, agjentë të Perëndimit janë në rrënie. Vladimir Putini dhe Aleksandar Vuçiçi janë që të dy kundër të drejtave të grave, lirisë seksuale, individualizmit kulturor perëndimor, pluralizmit fetar dhe ateizmit. Janë të afërt me islamistët, me tradicionalistët në Israel dhe trumpistët e bardhë në Shtetet e Bashkuar “.
Cili është njeriu i Putinit në Ballkan?
Presidenti rus ka shumë mbështetës në Ballkan. Mes tyre Milorad Dodik, lideri i ndarjes së serbëve të Bosnjës, kujton rregullisht se “e njeh Putinin dhe se është burrë i madh shteti”. Ky njeri bashkëudhëheq vendin në krah të një boshnjaku (musliman) dhe një boshnjo-kroati (katolik). Që prej marrëveshjes së paqes në Dayton në 1995-n, ky vend drejtohet nga një treshe presidentësh të dalë nga komunitetet që përbëjnë Bosnjën.
Dodiku u ndëshkua, së bashku me Zeljka Çvijanoviç, presidenten e Republikës serbe – një prej entiteve të Bosnjës, nga Mbretëria e Bashkuar në prillin e shkuar, ngaqë u akuzuan se stabilizonin vendin me ndikimin e Moskës, me ngrirjen e pasurive të tyre në këtë mbretëri. U është ndaluar po ashtu hyrja në territorin britanik. Milorad Dodik u godit po ashtu në fillim të vitit nga sanksione të tjerë amerikanë. I mbështetur veçanërisht nga Victor Orbani, kryeministri hungarez, ai u ka shpëtuar deri tani sanksioneve të Bashkimit Evropian.
A mundet të hapë Rusia një front të dytë në Ballkan?
A mund t’i përdor forcat pro-ruse Putini në Ballkan për të shpërthyer një luftë tjetër në Evropë? Kjo është gjithsesi frika e shprehur në letrën që iu dërgua presidentes së Komisionit evropian, Ursula von der Leyen,nga dy prej përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë në Bosnjë, gjermanit Christian Schëarz-Schilling dhe austriakut Valentin Inzko, marsin e kaluar. Sekretari i Përgjithashëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjykoi se Bosnja figuronte mes shënjestrave të mundshme të “të ndërhyrjeve shtesë ruse”.
Albin Kurti, kryeministri i Kosovës druhet nga aleanca mes Rusisë dhe Serbisë, siç e shpjegoi në një intervistë për Le Mondë. Sipas tij, Kremlini nuk do të kishte nevojë të ndërhynte ushtarakisht në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnjë-Herzegovinë, ngaqë rusët “mund të veprojnë përmes Beogradit dhe Republikës serbe të Bosnjës. Kështu mund ta ngjallë Rusia luftën pa shpenzuar nga rezervat e veta”.
L’EUFOR, forca operacionale e BE-së e vendosur në Bosnjë që prej fundit të luftës, ka shtuar edhe 500 ushtarë të tjerë. Një mesazh i dërguar pro-rusit “në një logjikë paralajmërimi dhe frikësimi”, sipas Loïc Trégourès. Por ky i fundit dyshon fort që presidenti serb “të ketë dëshirë të zhytet në aventurën e bosnjës. Po ashtu për Milorad Dodik që ndihej më i fortë para ca muajsh krahasuar me tani sa i takon pozicionit diplomatik, ekonomik dhe ushtarak në të cilin ka hyrë Rusia.” Ky ekspert i Ballkanit thotë në fund: “nuk besoj në idenë se do të mjaftonte që Moska të shtypte një buton e tërë hapësira në rajon të zbatonte urdhrin e mobilizimit”.
©Rruga Press