Bota

(Video) Po inçizonin bombardimin e Donbasit; ushtarët rusë ia fusin vrapit kur goditen nga raketa ukrainase

Media prestigjoze The Telegraph publikoi një video ku ushtarët rusë duken pranë një mjeti raketahedhës, mbi të cilin duket edhe shenja identifikuese ruse “Z”.

Ushtarët rusë gjendeshin në rajonin e Donbasit, bashkë me raketahedhësin me rreze të shkurtër, duke filmuar momentin e sulmit me raketa në këtë rajon.

Lexo më shumë  Ukraina publikon videon me goditjet më të mëdha të sulmeve me dronë të vitit 2025 mbi objektivat ruse

Ushtarët rusë u detyruan t’ia fusin vrapit…ata nuk e prisnin që ushtria ukrainase po përgatiste një kundërsulm në drejtim të tyre.

Pak momente pasi kishin sulmuar, raketa ukrainase godet në drejtim të raketahedhësit rus.

Ushtarët rusë ishin duke u krenuar me artilerinë e tyre raketahedhëse termobarike dhe këto pamje ishin bërë për televizionet ruse dhe nuk e dinin se ishin krejtësisht të ekspozuar ndaj artilerisë ukrainase.

Lexo më shumë  Bashkimi Europian liston Gardën Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste
YouTube player

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *