Bota

Në tankun rus shkruan “Serbia”. Ushtarë rusë filoserbë, apo mercenarë serb në radhët e Putinit?

Forcat ruse po vazhdojnë agresioni ndaj Ukrainës, teksa luftimet më të ashpra po zhvillohen në lindje të vendit, përkatësisht në rajonin e Donbasit.

Në 100 ditët e luftës, ka raportime të ndryshme për humbjet e palëve, por faktet e tmerrshme nga terreni tregojnë për mijëra humbje jetësh të civilëve ukrainas.

Për këto 100 ditë, shtetet perëndimorë në krye me SHBA-në i kanë vendosur Rusisë, Vladimir Putinit dhe bashkëpunëtorëve të tij një sërë sanksionesh, në mënyrë që Kremlini të heqë dorë nga agresioni ndaj Ukrainës.

Mirëpo, ka qenë një shtet evropian, i vetmi, që deri tani nuk e ka bërë as edhe të vetmin hap për ta sanksionuar Rusinë. Bëhet fjalë për Serbinë, shtet ky që ditë më parë arriti marrëveshje pikërisht me Rusinë për furnizim me gaz.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Dhe jo vetëm kaq, dje ministria ruse e Punëve të Jashtme paralajmëroi se kryediplomati rus, Sergei Lavrov do ta vizitojë Serbinë më 6 dhe 7 qershor, tri ditë para se kancelari gjerman, Olaf Sholz të shkojë në Beograd.

Po ashtu, më herët gjatë agresionit, është raportuar për një numër vullnetarësh serbë që po luftojnë në anën e forcave ruse në Donbas, përfshirë Donteskun dhe Luhanskin, si dy qytetet kryesore në këtë rajon.

Dhe jo vetëm kaq… dje janë publikuar fotografi të forcave ruse në Shevchenko, rajonin e Kharkivit, ku është raportuar për krime të shumta ndaj civilëve ukrainas. Në këtë fotografi, forcat ruse pozojnë para një tanku në të cilin është shkruar në rusisht “Serbia”

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Ky mbishkrim i heq të gjitha dyshimet se Rusia mbështetet fuqishëm Serbinë dhe në politikën e saj destruktive në Ballkanin Perëndimor. Paterica ruse në Evropë po i shkakton kokëçarje të mëdha edhe Bashkimit Evropian, pasi Brukseli zyrtar mori vendim në fillim të kësaj javës t’i vë embargo Rusisë në eksportin e naftës dhe gazit.

Nga ana tjetër, ushtarët në fotografi mund të jenë ushtarë serbë, mercenarë të futur brenda radhëve të Putinit që nuk e kanë problem të kryejnë krime lufte ndërkohë që tentojnë të pushtojnë Ukrainën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *