Bota

(Video) Marine Le Pen qëllohet me vezë gjatë turneut të saj për zgjedhjet parlamentare të qershorit

Komuna Saint-Amand-les-Eaux, në veri të Francës, u vizitua dje Marine Le Pen, për të mbështetur axhendën zgjedhore të kolegut të saj në parti, Guillaume Florkin, kandidat për zgjedhjet parlamentare të qershorit.

Por teksa ecte në rrugë politikania e ekstremit të djathë është qëlluar me vezë.

I menjëhershëm ishte reagimi truproja të saj të cilët e rrethuan ish-kandidatën në zgjedhjet presidenciale, të mbajtura në prill, ku u mund nga rivali i saj, presidenti aktual i Francës, Emannuel Macron.  

‘Trupërojat u vërsulen asaj, por çështja u zgjidh shpejt dhe ajo vazhdoi rrugën. Një person nga turma e qëlloi me vezë, por nuk lëndua’ është shprehur një dëshmitar i cili ishte në vendngjarje kur Le Pen u qëllua.

Rruga Press

Lexo më shumë  Forcat ruse kryen sulm me dron në Ukrainë pranë kufirit me Rumaninë, një fluturake dyshohet se shkeli hapësirën ajrore rumune – NATO ngriti katër aeroplanë në ajër
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *