Lajme

Shqipëria “përvëlohet” ndërkohë stuhi të forta breshri në Slloveni, Kroaci dhe Hungari

Temperaturat në Shëiperi këto ditë kanë arritur deri në 37 gradë celcius, e ndërsa në rajon moti ka qenë tejet i ‘keq’. Stuhi të forta breshëri kanë goditur orët e fundit Kroacinë, Slloveninë dhe Hungarinë.

Në fotografitë e mëposhtme, shihet breshri i dendur që ka rënë në madhësinë e kokrrës së arrës. Sasitë e breshrit kanë qenë aq të mëdha saqë janë mbuluar plotësisht oborret e shtëpive, rrugët dhe livadhet, sikur të kishte rënë borë.

Lexo më shumë  Arsimi publik falas, por hyrja shtrenjtë! Sa kushton dita e parë e shkollës? Mesatarisht 34 mijë lekë për një fëmijë

Sipas mediave të huaja, disa rrugë në Kroaci kanë qenë të mbushura me akull, gjë që ka krijuar mjaft rrëmujë në trafik dhe disa automjete kanë mbetur të bllokuara.

Disa qytetarë u shprehën se nuk e kishin parë kurrë këtë stuhi në jetën e tyre ndaj ishin plotësisht të tronditur me rënien e kaq shumë breshëri në rrugë që llogaritet deri në 70 centimetra.

Lexo më shumë  Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa/ Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë: Policia e Shtetit të hetojë rastin me urgjencë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *