Xhudistja Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Gjeorgji
Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka fituar medalje të artë Judo Grand Slam, që zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Krasniqi mposhti me Ippon në finale xhudisten hungareze, Reka Pupp.
Në rrugëtimin e saj deri te medalja e artë, Krasniqi e nisi kompeticionin nga raundi i dytë, ku triumfoi ndaj xhudistes nga Brazili, Maria Taba.
Lexo më shumë Leverkuseni me Xhakën kampionë të Bundesligës gjermane, rekord historik me zero humbje
Në çerekfinale, Distria fitoi kundër holandezes Naomi Van Krevel, kurse në gjysmëfinale mposhti xhudisten franceze, Astride Gneto.
Rruga Press