Bota

Kievi jep garanci për armët me rreze të gjatë të SHBA-së: “Ne do të mbrohemi, nuk do të sulmojmë objektet ruse”

Ukraina nuk planifikon të përdorë sistemet raketore amerikane për të sulmuar Rusinë.

Kështu është shprehur këshilltari i presidentit Zelenski, i cili tha se detyra e forcave të Kievit është mbrojtja dhe jo sulmi ndaj territorit rus.

Këshilltari i Zelenskit tha se ata që përhapin lajme të tilla i shërbejnë propagandës ruse.

“Ukraina po bën një luftë mbrojtëse dhe nuk planifikon të sulmojë objektet në Rusi me armë të ofruara nga SHBA-të. Partnerët tanë e dinë se ku përdoren armët e tyre. Çdo pretendim për sulme ndaj Rusisë janë operacione psikologjike të shërbimeve speciale ruse,” tha ai.

Lexo më shumë  Lukashenko: Në Bjellorusi janë dislokuar dhjetëra armë bërthamore ruse

Presidenti Biden njoftoi se SHBA-të do të dërgonin sisteme të avancuara raketash në Ukrainë, duke përfshirë sisteme artilerish të cilat janë të afta të kryejnë gjuajtje të shumëfishta dhe në një distancë prej mbi 80 kilometrash, largësi e mjaftueshme për të arritur në objektivat e Moskës në territorin rus.

Përpara këtij vendimi, zoti Biden kishte refuzuar t’i dërgonte këto sisteme për shkak se konflikti mund të përshkallëzohej në një luftë në shkallë të gjerë midis Moskës dhe forcave të NATO-s.

Lexo më shumë  Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Biden përforcoi se armët duhet të përdoren vetëm nga forcat ukrainase në mbrojtje dhe brenda kufijve të tyre.

Një ditë pas vendimit, Kremlini u shpreh se dërgesat e armëve të tilla në Ukrainë nga ana e Uashingtonit, vetëm sa po i hidhnin benzinë zjarrit dhe nuk përjashtuan një konflikt të drejtpërdrejtë me forcat perëndimore.

Të premten, Moska tha se po përshpejtonte të ashtuquajturin operacion special në Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *