Bota

Presidenti Biden i bën thirrje Kongresit të marrë masa për kontrollin e armëve

”Armët janë shkaku numër një i vdekjeve të fëmijëve në Amerikë, më shumë se kanceri”.

Me këto fjalë presidenti amerikan Joe Biden iu drejtuar amerikanëve drejtpërdrejtë nga Shtëpia e Bardhë dhe i bëri thirrje Kongresit të veprojë për kontrollin e armëve.

“Këtë herë duhet të bëjmë diçka, nuk bëhet fjalë për t’i marrë armët dikujt por duhet të ndalojnë armët e sulmit. Dhe nëse nuk mund të bëhet atëherë le të rrisim moshën për ato që kërkojnë t’i blejnë. Duhet të forcojmë kontrollet’.

Lexo më shumë  Mark Rutte tregon katër vende që bllokojnë anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Joe Biden u kërkoi ligjvënësve të rivendosin ndalimin e armëve gjysmë-automatike me origjinë ushtarake, të futur përkohësisht në vend nga ish-presidenti, Bill Clinton në 1994.

“Sa maskara të tjera jemi të gatshëm të tolerojmë’ pyeti Joe Biden.

Amendamenti i dytë i Kushtetutës “nuk është absolut, të drejtat që ai ofron nuk janë të pakufizuara,” u shpreh Biden duke folur me amerikanët.

Në planin legjislativ, kërkesat e presidentit duket se janë pranuar pjesërisht. 

Të enjten, Komiteti i Drejtësisë i Dhomës së Përfaqësuesve me shumicë demokratike miratoi një paketë masash për kontrollin e armëve, të cilat Dhoma do të votojë javën e ardhshme. 

Lexo më shumë  Izraeli vazhdon ofensivën në Liban, mbi 20 sulme ajrore gjatë natës, Bejruti nuk gjen qetësi

Masat përfshijnë rritjen e moshës minimale për blerjen e armëve gjysmë automatike, forcimin e kontrolleve parandaluese për blerësit e armëve të zjarrit dhe ndalimin e karikatorëve me kapacitet të lartë dhe llojeve të caktuara të stoqeve për armë gjahu gjysmëautomatike. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *