Bota

Turqia njofton OKB-në për përdorimin e emrit të saj të ri në gjuhët e huaja. Është Türkiye, jo Turkey

Lidhur me këtë çështje, Turqia u dërgoi një shënim njësive përkatëse të Këshillit Evropian, Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian

Turqia ka informuar institucionet e Bashkimit Evropian (BE) për çështjen e përdorimit të emrit “Türkiye” në gjuhët e huaja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lidhur me këtë çështje, Turqia u dërgoi një shënim njësive përkatëse të Këshillit Evropian, Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian.

Lexo më shumë  Pesë aeroplanë kinezë dhe gjashtë rusë fluturojnë në zonën e mbrojtjes ajrore të Koresë së Jugut, ajo i ‘kundërpërgjigjet’ menjëherë

Në shënimin e dërguar institucioneve të BE-së thuhet se pas kësaj në gjuhët e huaja do të përdoret zyrtarisht emri “Türkiye”.

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, në një letër dërguar dje sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se emri i Turqisë në gjuhë të huaja në OKB është regjistruar si “Türkiye”.

Pas kërkesës së Turqisë, OKB nga emri “Turkey” që përdorej më parë e ndryshoi emrin në “Türkiye”.

Lexo më shumë  Ushtarët rusë po vdesin masivisht në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *