KryesoreLajme

Konjufca në Greqi: Njihni pavarësinë e Kosovës, do jetë investim për stabilitet në ballkan

Kryeparlamentari Glauk Konjufca në fjalimin e tij në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore në Greqi ka bërë thirrje për njohje të pavarësisë së Kosovës dhe bashkëpunim rajonal për t’i përballuar pasojat që po shkakton lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë.

Ai tha se pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës ka potencialin të përkeqësojë tensionet ekzistuese në rajonin tonë, prandaj, ai tha se duhet t’u qëndrohet besnikë vlerave europiane.

“Me një partneritet të palëkundur me NATO-n dhe SHBA-në, ne mund të mbrojmë rajonin tonë nga kërcënimet serioze destabilizuese që mund të kenë për synim të shkaktojnë ndryshime thelbësore në rendin ndërkombëtar”.

Konjufca në foltore tha se rajoni mund t’i zgjidhë të gjitha problemet duke përparuar në procesin e anëtarësimit në BE dhe në bashkëpunimin rajonal ndërmjet vete.

“Mbështetja e të gjithëve, e paraprirë nga njohja e Kosovës, duhet parë si një investim strategjik për të ardhmen, si një hap i domosdoshëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit por edhe për zhvillimin tonë të përbashkët”.

“Prandaj dëshirojmë t’ju ftojmë ju dhe qeverinë tuaj që të mbështetni përpjekjet e Kosovës për liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, statusin e kandidatit në BE, anëtarësimin në NATO dhe anëtarësimin në mekanizma të tjerë ndërkombëtarë”.

Lexo më shumë  Rikonstruksioni i komisariateve/ SPAK çon në gjykatë një tjetër deputet të Ramës, Plarent Ndrecën

Konjufca shtoi se pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia, përpos që është shkatërrues për popullin ukrainas dhe ka kosto të lartë për njerëzit, ekonomitë dhe marrëdhëniet, gjithashtu po ndikon drejtpërdrejt edhe në sigurinë rajonale, duke përfshirë energjinë dhe furnizimin agroushqimor.

“Pikërisht tani që ekonomitë e rajonit tonë ishin duke u gjallëruar, lufta në Ukrainë e tronditi gjithë rajonin, kryesisht nëpërmjet çmimeve më të larta të energjisë dhe ushqimeve, por edhe nëpërmjet ndërprerjes së flukseve të tregtisë dhe investimeve. Le të mos harrojmë se rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve pritet të rëndojë shumë familjet me të ardhura të ulëta, të cilat tani po shpenzojnë një pjesë shumë më të madhe të të ardhurave të tyre për nevojat bazike siç është ushqimi dhe ngrohja|.

Për të naviguar nëpër këto sfida, thotë Konjufca, duhet punuar së bashku.

“Ne duhet t’i harmonizojmë plotësisht politikat tona të jashtme me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë sanksionet dhe duhet të jemi të vendosur me qëllimet tona”.

Konjufca foli edhe për kontributin e dhënë ndaj Ukrainës pas nisjes së agresionit rus.

“Republika e Kosovës ka qenë aleate dhe partnere e BE-së dhe e Shteteve të Bashkuara. Vitin e kaluar Kosova strehoi më shumë se 1300 afganë të evakuuar, duke treguar solidaritet me refugjatët dhe përkushtimin afatgjatë të Kosovës ndaj NATO-s. Për më tepër, rreshtimi i Kosovës me politikën e jashtme të BE-së në sanksionet kundër Rusisë dhe gatishmëria e saj për të akomoduar 5000 refugjatë ukrainas dhe për të ofruar kushte jetese dhe pune për 20 gazetarë është edhe një herë shenjë e rreshtimit të politikës së jashtme dhe përkushtimit ndaj integrimit në BE, standardeve dhe vlerave”.

Lexo më shumë  Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro

Kryeparlamentari kosovar shpalosi edhe ambiciet e Kosovës për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian.

“E ardhmja e rajonit të Ballkanit Perëndimor është në BE dhe ne kërkojmë të bëhemi anëtarë të Bashkimit Evropian, prandaj preferojmë të ndjekim një rrugë të qartë dhe të ecim përpara. Megjithatë, Kosova po përballet me një sfidë tjetër. Ne jemi i vetmi vend në rajon, ku qytetarët tanë ende kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në Evropë. Që nga viti 2018, Komisioni Evropian disa herë ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për të udhëtuar pa viza, dhe Parlamenti Evropian dy herë ka bërë thirrje për liberalizimin e vizave përmes rezolutave të miratuara nga shumica dërrmuese. Edhe pas kaq vitesh që i kemi përmbushur gjitha kërkesat, ne ende nuk e shohim dritën në fund të tunelit”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *