“Shahisti” vdes në burg, dikur armiku më i madh i Pablo Escobarit
Ish-kreu i kartelit dikur të fuqishëm të drogës Cali të Kolumbisë, Gilberto Rodriguez Orejuela, ka vdekur në burg në Shtetet e Bashkuara, shkruan BBC.
Në një moment, Orejuela kontrollonte shumicën dërrmuese të tregtisë së kokainës në botë dhe ishte armik i madh i Pablo Escobarit.
83-vjeçari madje mori nofkën shahist për aftësinë e tij për të qëndruar një hap përpara rivalëve dhe ligjit.
Por më 1995 fati i tij mbaroi – ai u arrestua në Kolumbi dhe përfundimisht u ekstradua në SHBA më 2004.
Ish-udhëheqësi i kartelit po vuante një dënim federal 30-vjeçar në Karolinën e Veriut, ku familja e tij thotë se ai vdiq nga një sëmundje.
Në kulmin e fuqive të tij, Gilberto Rodriguez Orejuela drejtonte kartelin e drogës Cali me vëllain e tij Miguel.
Sipas Agjencisë Amerikane për Zbatimin e Drogës (DEA), banda Cali e kësaj dyshe ishte përgjegjëse për 80% të tregtisë totale të kokainës në botë nga mesi i viteve 1990.
Ky monopol u arrit vetëm pas vitit 1993, viti kur armiku i vjetër i Rodriguez Orejuela – Pablo Escobar, lideri i kartelit Medellin – u vra nga policia.
Rruga Press