Lajme

(Foto) Shpërthimi me tritol në banesën e efektivit në Shkodër, thyhen xhamat e dyert

Këto janë pamjet e shpërthimit me tritol në banesën e efektivit të policisë së Shkodrës, Pëllumb Vukaj. Dëmi i madh që ka shkaktuar lënda plasëse duket qartë në foto pasi është shembur një pjesë muri dhe janë thyer xhamat e dyert e banesës.

Nuk dihet ende sa ishte sasia e tritolit të hedhur, por ka shkaktuar tronditje të madhe në banesë. Vukaj dyshon se sulmi mund të jetë kryer për shkak të detyrës që ai mban.

Lexo më shumë  Kurti takon homologun e tij nga Vanuatu

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *