Bota

Lavrovi për armët amerikane: Rrit rrezikun e tërheqjes së një vendi të tretë në luftë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, thotë se furnizimi i Ukrainës me sisteme të avancuara raketash të SHBA-së rrit rrezikun e tërheqjes së një “vendi të tretë” në luftë.

Amerika ka njoftuar se po dërgon armë të reja, shumë precize – të cilat disa i kanë shpallur si një “game-changer” potencial për betejën në lindje të vendit.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Sistemet e raketave mund të godasin me saktësi objektivat ruse deri në 50 milje larg.

Zyrtarë të lartë të administratës amerikane më herët thanë se Ukraina kishte dhënë garanci se raketat nuk do të përdoreshin për të goditur brenda Rusisë.

Amerika ka njoftuar deri më tani 700 milionë dollarë ndihmë sigurie për Ukrainën.

Lavrovi po i përgjigjej një pyetjeje gjatë një udhëtimi në Riad, Arabi Saudite, ku po takonte përfaqësuesit e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Ai preku edhe efektin e sanksioneve në eksportet e grurit, duke thënë se ato po e bëjnë më të vështirë përmbushjen e eksporteve.

Pushtimi i Rusisë ka rritur çmimet botërore të ushqimeve, por Kremlini fajëson sanksionet perëndimore për ndërprerjen e eksporteve të plehrave kimikë dhe drithërave të saj.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *