Humbja e radhës për Rusinë, vritet një tjetër kolonel, aleat i ngushtë i liderit çeçen
Rusia ka regjistruar një tjetër humbje të madhe, pasi nënkoloneli 49-vjeçar, Zaur Dimayev, një aleat i ngushtë i kryekomandantit çeçen Ramzan Kadyrov është vrarë në Luhansk.
Dimayev ishte brenda një automjeti ushtarak kur u sulmua nga forcat ukrainase.
Nënkoloneli duket se është vrarë së bashku me shoferin e tij, ndërsa dy policë çeçenë raportohet se janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur.
Rruga Press