Kuriozitete

Babai i Donald Trumpit ishte arrestuar me organizatën terroriste supremaciste Ku Klux Klan

Nëntëdhjetë e pesë vite më parë, më 31 maj 1927, Fred Trump, babai i ish-presidentit amerikan Donald Trump, u arrestua në një tubim të Ku Klux Klan në Queens, Nju Jork.

Ai u arrestua fillimisht ngaqë refuzoi thirrjen për t’u shpërndarë, së bashku me gjashtë persona të tjerë, pasi tubimi kishte përfunduar me trazira.

Long Island Daily Press raportoi se të shtatë të arrestuarit ishin të veshur me rroba Ku Klux Klan.

Pasi Donald Trumpi u mbështet nga David Duke, ish-magjistari i madh i Ku Klux Klanit, Trumpi u pyet në lidhje me arrestimin e babait të tij. Ai i tha gazetarit Jason Horowitz se “nuk ka ndodhur kurrë”, pavarësisht se është raportuar në disa gazeta. Kur Horowitz e pyeti Trumpin nëse adresa e raportuar për babain e tij në gazeta, 175-24 Devonshire Rd, ishte e saktë, ai e hodhi poshtë atë si “krejtësisht të rreme”.

Sidoqoftë, njoftimi për martesën e Fred Trump në Daily Press e shënoi adresën e tij në 175-24 Devonshire Rd. Fred Trump iu nënshtrua proceseve ligjore nga Departamenti i Drejtësisë në shumë raste për sjellje raciste si qiradhënës, dhe një nga ish-qiramarrësit e tij, këngëtari i muzikës folk, Woody Guthrie shkroi një herë në një këngë duke përmendur Trumpin: “Them se / Plaku Trump e di / Se sa shumë / Urrejtje racore / Nxiti ai”.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *