Bota

Ukraina: 7 të vrarë dhe 16 të plagosur nga sulmet ruse në 24 orët e fundit

Të paktën shtatë persona janë vrarë dhe 16 janë plagosur në Ukrainë gjatë 24 orëve të fundit, thanë të mërkurën zyrtarët ushtarakë të Ukrainës.

Në lindje të Ukrainës ku po zhvillohen luftimet më të ashpra, katër persona u vranë dhe të paktën 10 të tjerë u plagosën pasi trupat ruse shënjestruan sulme ajrore, raketa dhe bombardime artilerie në disa qytete përfshirë Severodonetskut dhe Slovianskun, u tha në një deklaratë nga Task Forca ukrainase.

Në Luhansk dhe Donetsk, trupat ruse bombarduan 21 zona të martën dhe shkatërruan 46 objekte civile.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se Rusia po “përqendron përpjekjet e saj në kryerjen e operacioneve sulmuese në zonën e Donetskut, me mbështetjen e forcave ajrore dhe po gjuan me qëllim që të shkaktojë humbje dhe të varfëroj personelin e trupave tona”, shkruan BBC.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

“Në Lyman, 60 kilometra në perëndim të Severodonetskut, luftimet po vazhdojnë. Më në jug në Bakhmut, Rusia po përpiqet të dëbojë njësitë e trupave tona nga pozicionet e tyre”, tha ushtria.

Administrata rajonale ushtarako-civile tha gjithashtu se bombardimet vazhduan gjatë gjithë natës në pozicionet rreth Avdiivkas, në veri të qytetit Donetsk, dhe të mërkurën në mëngjesi pati granatime të pjesës së vjetër të qytetit dhe zonës së Uzinës së Koksit, Avdiivka.

Në 24 orët e fundit, nëntë sulme ruse janë zmbrapsur gjithashtu në Donetsk dhe Luhansk, shtuan zyrtarët rajonalë.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Dy persona u vranë dhe pesë u plagosen në verilindje pasi Rusia “qëlloi masivisht” në Kharkiv, Izium, Bohodukhiv dh Chuhuiv të martën, thanë zyrtarët rajonalë.

Në jug një person vdiq pas bombardimeve në zonën Bereznehuvate, 90 kilometra në veri të Khersonit. Një person gjithashtu u plagos nga bombardimet të mërkurën në Ochakiv, në jug të qytetit Mykolaiv, thanë zyrtarët rajonalë.

Në Khreson, lidhjet telefonike dhe interneti janë ende të ndërprera, dhe rusët kanë rritur numrin e vendeve që shesin karta SIM ruse në qytet. Situata në fshatrat e pushtuara rreth Khersonit “është kritike dhe luftimet e ashpra vazhdojnë tutje”, tha zyrtarët rajonal.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *