Lajme

Ndahen 50 mijë euro mbështetje për shqiptarët në Luginë të Preshevës nga Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot ndarjen e 50 mijë eurove mbështetje për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Kryeministri Albin Kurti tha se ndarja e këtyre mjeteve ka ardhur si kërkesë nga Këshilli Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

“Me qëllim të përkrahjes së kauzës politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit propozohet të ndahen mjete në vlerë prej 50 mijë euro në mbështetje të aktiviteteve lobuese të Këshillit kombëtar shqiptar dhe përfaqësuesve shqiptarë atje”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Ky propozim mori miratimin e plotë të kabinetit qeveritar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *