Bota

32 gazetarë të vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Parlamenti i Ukrainës ka thënë se 32 gazetarë janë vrarë që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt, shkruan Sky News.

Shifra vjen vetëm disa ditë pasi gazetari francez Frederic Leclerc-Imhoff u vra në Ukrainë pasi u godit nga predha gjatë mbulimit të një operacioni evakuimi.

Gazetari 32-vjeçar, i cili punonte për kanalin e lajmeve BFMTV, ishte në rrugën për në Lysychansk pranë qytetit lindor të Severodonetsk në Luhansk, Ukrainë, kur ndodhi sulmi.

Lexo më shumë  Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike

BFMTV-ja ka thënë se ai po mbulonte operacionin humanitar në një automjet të blinduar dhe ishte “viktimë”.

Këtë javë, forcat ruse kanë vazhduar ofensivën e tyre përgjatë krahut lindor të vendit dhe kanë avancuar ngadalë drejt qendrës së Severodonetskut.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Kreu i inteligjencës evropiane: Putini nuk ka plan të ndalë pushtimin në Ukrainë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *