(Foto) Çporruni prej meje! Egërsira Gjakpirëse!! Karikaturë shqiptare në vitin 1913
Karikaturë shqiptare e vitit 1913 që tregon Shqipërinë si grua duke u mbrojtur prej egërsirave që personifikojnë vendet fqinje të cilat kërkonin të ndanin Shqipërinë.
Karikatura ishte realizuar nga ambasadori amerikan George Williams, në vitin 1913 dhe kishte bërë xhiron në për botë atë kohë duke u botuar në Amerikë, Francë, Rumani etj.
Shqipëria paraqitet si një femër e bukur e veshur me xhubletë e opinga, me gërsheta të gjatë, që në njërën dorë mban një shpatë, në tjetrën një kobure, drejtuar përkatësisht “Grekut”, i personifikuar si një leopard ngritur mbi dy këmbë, duke kafshuar shpatën dhe Malit të Zi, paraqitur si një majmun i zi. Rrotulluar nëpër këmbë është një gjarpër, pranë të cilit lexohet “Serbi’’.