Bota

Ukraina i quan të pamjaftueshme sanksionet e BE-së ndaj naftës ruse

Bashkimi Evropian ka vendosur për raundin e fundit të sanksioneve kundër Rusisë. Shefi i politikes së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë se blloku ka arritur një zgjidhje të arsyeshme me marrëveshjen për të shkurtuar pothuajse 90 për qind të importeve të naftës nga Rusia deri në fund të vitit.

Lexo më shumë  Rusia i ka dhënë informacione sekrete Iranit para se të nisë lufta

Nënkryetari i zyrës së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Ihor Zhovka, nuk është pajtuar me këtë.

“Nëse më pyet mua, do të thosha shumë ngadalë, shumë vonë dhe definitivisht jo mjaftueshëm”, ka thënë ai.

BE-ja duhet të shkojë edhe më tej dhe të diskutojë një paketë të shtatë të sanksioneve ndaj Rusisë që do të përfshinte hapa kundër importeve të gazit, tha kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.

Lexo më shumë  Jep dorëheqjen kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen

“Unë mendoj se gazi duhet të jetë në paketën e shtatë, por jam realiste gjithashtu”, u tha ajo gazetarëve, derisa mbërriti për ditën e dytë të bisedimeve në samitin e BE-së në Bruksel, të martën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *