Lajme

Aksidentohet në punë minatori në Bulqizë, niset me urgjencë drejt Tiranës

Një minator është aksidentuar paraditen e sotme në minierën e Bulqizës.

Policia bën me dije se “shtetasi B. T., 51 vjeç, gjatë punës në një minierë kromi në Bulqizë, është aksidentuar duke u lënduar në këmbë”.

Blutë thanë se “shtetasi B. T., pas ndihmës së marrë në spitalin e Bulqizës, është dërguar për ndihmë më të specializuar mjekësore drejt Tiranës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.

Lexo më shumë  Vajza e Blerim Devollit pronësinë e Qumështores Vita e ka të regjistruar në Maltë me pasaportë të Serbisë

Bulqizë /informacion paraprak

Rreth orës 12.00, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizë, shtetasi B. T., 51 vjeç, i cili gjatë punës në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës, është aksidentuar duke u lënduar në këmbë.

Shtetasi B. T., pas ndihmës së marrë në spitalin e Bulqizës, është dërguar për ndihmë më të specializuar mjekësore drejt Tiranës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Rruga Press

Lexo më shumë  Ndryshimi i qasjes së Hungarisë sjell ndryshim, Ukraina dhe Moldavia gati të hapin një tjetër grup bisedimesh për anëtarësimin në BE
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *