Bota

Kina dërgon 30 avionë luftarakë në Tajvan, rriten tensionet mes vendeve

Kina dërgoi të hënën  30 avionë luftarakë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit.

Nga ana tjetër Tajvani lajmëroi se  kishte lënë në gatishmëri avionët e tij luftarakë, për të në rast të ndonjë ngjarjeje të papritur.

Incidenti i të hënës solli inkursin më të madh që nga janari. Ai erdhi disa ditë pasi presidenti i SHBA-së Joe Biden paralajmëroi Kinën për pushtimin e Tajvanit.

Lexo më shumë  Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas “sulmit me dronë ukrainas”

Gjatë ditës së djeshme dhe një zyrtar amerikan ishte në një vizitë në ishull, për të diskutuar mbi sigurinë me udhëheqësit.

Gjatë muajve të fundit Kina e ka rritur aktivitetin e saj ajror duke pretenduar se janë vetëm stërvitje luftarake. Mirëpo të tilla lëvizje kanë rritur tensionet në rajon mes dy vendeve.  

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *