Rusia i kundërpërgjigjet sanksioneve të fundit të BE për naftën: Do të gjejmë importues të tjerë
Rusia i është kundër përgjigjur sanksioneve të fundit të vendosura nga BE për importet e naftës.
Në një reagim zyrtar bën me dije se Moska do të gjejë importues të tjerë për naftën e saj.
Përfaqësuesi i Rusisë në organizatat ndërkombëtare në Vjenë, Mikhail Ulyanov, ka ripostuar në Twitter statusin e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Ai shkruan: “Siç tha me të drejtë ajo dje, Rusia do të gjejë importues të tjerë. Vlen të përmendet se tani ajo kundërshton deklaratën e saj të djeshme. Ndryshimi shumë i shpejtë i mentalitetit tregon se BE-ja nuk është në gjendje të mirë.”
Rruga Press