Astronauti gjerman i misionit Crew-3 thekson se lufta në Ukrainë shihet me sy të lirë nga hapësira
Imazhet satelitore të shkrepura nga hapësira kishin rol kyç në raportimin për luftën në Ukrainë, madje kanë ndihmuar për t’u zbuluar dezinformatat që shpërndaheshin në fillim të pushtimit rus në Ukrainë.
E derisa satelitët dokumentuan luftën siç është rasti i atyre që Maxar Techologies i përdor, ata janë të pajisur me kamera të fuqishme – por sipas astronautëve lufta në Ukrainë ka mundur të shihet edhe me syrin e njeriut.
“Kur jeni në hapësirë, në fillim ju duket se jeni larg”, tha për ARD-në gjermane Matthias Maurer, astronauti i agjencisë evropiane hapësinore ESA, që së fundmi u kthye në Tokë pasi që në stacionin ndërkombëtar hapësinorë i kaloi 177 ditë. Ai ishte pjesë e misionit Crew-3
Maurer theksoi se pushtimi rus “mund të shihet me sy të njeriut nga hapësira”, dhe ka pranuar se ka mundur të sheh “re të zeza tymi mbi qytetet si Mariupoli”, port qytet që ishte “qendra” e pushtimit rus.
E duke marrë parasysh se lëvizë me shpejtësi të madhe, ISS bën rrethin rreth Tokës çdo 90 minuta, kështu që Maurer ka pasur pamje të mirë mbi Ukrainë gjatë qëndrimit në stacionin hapësinor.
“Në fillim të luftës e tërë tokë natën ishte në terr. Në Kiev ka mundur të shihet diçka sikur të ishte rrufe”, derisa raketat godisnin caqet në Kiev të Ukrainës.
Sipas Maurer i cili në fillim të këtij muaji u kthye në shtëpi, të gjithë anëtarët e ekuipazhit – përfshirë astronautin rus, kanë thënë se “gjëra të tmerrshme po ndodhin në Ukrainë”.
Rruga Press