Vjosa Osmani pas vdekjes së Nishanit: Model i atdhetarit të pashoq
Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Përmes një reagimi në Facebook e para e shtetit e ka cilësuar Presidentin tashmë të ndjerë si “model i atdhetarit të pashoq”.
“Presidenti Bujar Nishani ishte model i atdhetarit të pashoq, i cili përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të lartë dhe përkrahu Kosovën parreshtur, deri në frymën e fundit. Ai një jetë të tërë ia kushtoi Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke qenë shembull i politikanit racional e me integritet”, ka shkruar ajo.
“Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime familjes Nishani si dhe miqve e bashkëpunëtorëve! Shpirti i Presidentit Nishani pushoftë në paqe!”, ka shkruan Osmani.
Rruga Press