Bota

Paralajmëron udhëheqësi çeçen: Pas Ukrainës, rradhën e ka…

Udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadryov, ka thënë që çështja e Ukrainës është një punë e përfunduar dhe që tashmë është i interesuar për Poloninë.

Këto deklarata lideri i njësiteve që kanë ndihmuar forcat ruse në Ukrainë i ka bërë në faqen e tij zyrtare në Telegram, ku e dha edhe një porosi.

“Ukraina është tashmë një punë e përfunduar, unë jam i interesuar për Poloninë. Nëse na jepet një urdhër pas Ukrainës, më mirë e keni t’i merrni armët dhe t’i ktheni mercenarët tuaj dhe t’i kërkoni falje zyrtarisht ambasadorit tonë”, ka paralajmëruar ai.

Lexo më shumë  Dërgohet në OKB propozimi final për rezolutën për Srebrenicën

“Ukraina së shpejti do të jetë e jona dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyt ose do t’i mbarojë kokaina, ose më në fund do të vijë në vete dhe do të pranojë kushtet e ofruara nga presidenti ynë Vladimir Putin”, ka thënë tutje ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *