Në mes të luftës, Lavrovi viziton Beogradin më 7 qershor
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të vizitojë Beogradin më 7 qershor, raporton media serbe Nova.rs.
Sipas informacioneve të mediumit serb, Lavrov do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Beograd.
Lavrov shkon në Serbi tri ditë para kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, thuhet tutje në raportim
Sipas medias serbe, vizita e ministrit të Jashtëm rus vjen në një kohë kur është rritur presioni ndaj Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, por edhe përpara bisedimeve të paralajmëruara mes Vuçiqit dhe presidentit rus, Vladimir Putin për gazin.
Tutje thuhet se Lavrov ishte për herë të fundit në Beograd në tetor tëvitit 2021.
Rruga Press