Bota

Publikohen pamjet/ Ja si një politikan rus e kundërshton Putinin, kërkon ndalimin e luftë në Ukrainë

Siç është dokumentuar, mospajtimi i hapur në Rusi ishte tashmë i rrallë dhe pushtimi i Ukrainës duket se e ka bërë reagimin e autoriteteve ndaj çdo formë proteste edhe në mënyrë më të pamëshirshme, raporton Sky news, përcjell “Bota sot”.

Pra, pamjet që dalin sot, nga Asambleja Legjislative e Territorit Primorsky, përfaqësojnë një shembull jashtëzakonisht të izoluar të dënimit publik për regjimin e Vladimir Putinit.

Në video, Leonid Vasyukevich, një anëtar i fraksionit të Partisë Komuniste dhe duke folur në emër të katër kolegëve, i kërkon presidentit t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe të tërheqë trupat nga territori i saj.

Lexo më shumë  Cameron: Britania do ta ndihmojë Ukrainën sa të jetë e nevojshme

“Ne e kuptojmë se nëse vendi ynë nuk e ndalon operacionin ushtarak, do të ketë edhe më shumë jetimë në vendin tonë”, tha ai. “Gjatë operacionit ushtarak vdesin dhe bëhen invalidë të rinj që mund të sjellin përfitime të mëdha për vendin tonë”.

Guvernatori dhe kryetari i asamblesë i thanë atij të ndalonte fjalimin e tij përpara se të urdhëronte largimin e tij nga dhoma, sipas mediave ruse.

Rruga Press

Lexo më shumë  NATO akuzon Rusinë për kërcënim të sigurisë në territorin e Aleancës
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *