Lajme

Nxënësit nga Patosi fitojnë projektin e NASA-s, krijojnë veshje astronautësh me materiale të riciklueshme

Shkolla “Hekuran Maneku” në Patos ka fituar çmimin e parë në një konkurs të zhvilluar nga NASA-s për promovimin e talenteve të reja. Projekti u realizua nga nxënësit e shkollës 9 vjeçare në kuadër të projektit “Udhëtimi njerëzor në hapësirë, kuptimi i rreziqeve”.

Ky projekt është mbështetur nga dy motrat shkencëtare të njohura, Argita dhe Detina Zalli. Në një intervistë me Skype për Abc-ja e mëngjesit, drejtoresha e shkollës Marinela Beta tha se nxënësit arritën të krijonin kostume për astronautët me materiale të riciklueshme.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

“Materialet janë të riciklueshme, kemi përdorur bidona plastikë 1.5 litër dhe shkumë deti. Gjithashtu dhe tuba lavamani për të krijuar lidhjen e tubit të bombolave të oksigjenit. Vetë bombolat janë të riciklueshme. Ideja ishte e nxënësve në bashkëpunim me mësuesin e artit pamor.

Ajo që na çoi në çmimin e parë ishte pikërisht veçantia e krijimit të kostumeve me materiale të riciklueshme dhe videove promovuese ku kishim improvizuar dhe një copëz hapësire”, tha Beta.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *