Uncategorized

Johnsoni për Putinin: Si mund të diskutosh me krokodilin, teksa po të ha këmbën?

Kryeministri britanik, Boris Johnson, thotë se Rusia po bën përparim të ngadaltë, por të dukshëm, në Donbas. Në një intervistë me “Bloomberg”, Johnson pranoi se Rusia nuk do të ndalej në luftën e saj.

“Kam frikë se Putini – me kosto të lartë për të dhe ushtrinë ruse – do të vijojë të marrë terren në Donbas. Atje, ai po bën përparim gradual, të ngadaltë, por, kam frikë, të dukshëm. Prandaj është absolutisht jetike që të vijojmë të mbështesim Ukrainën ushtarakisht”, tha Johnsoni.

Lexo më shumë  Zelensky paralajmëron për një “Çernobil të dytë”

Johnsoni gjithashtu hodhi poshtë mundësinë e negocioatave me Putini, pasi tha se presidentit rus nuk mund t’i zihet besë. “Si mund të diskutosh me një krokodil, ndërkohë që ai po të kafshon këmbën e majtë. Atij nuk mund t’i zihet aspak besë”.

Kryeministri raportohet të ketë premtuar dërgesa të tjera me sisteme raketore për Ukrainën, për t’i mundësuar ushtrisë së saj që të godasë objektivat ruse nga një distancë edhe më e largët. Sipas raportimit ditor të Ministrisë britanike të Mbrojtjes, rusët po rrethojnë disa qytete në krahinën e Donbasit, ku ndodhen edhe dy të ashtuquajtura Republika Popullore të Donetskut dhe Luhanskut.

Lexo më shumë  Pentagoni thotë se do të ‘shpejtojë’ dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Sipas informacioneve të britanikëve, Rusia ka futur në këto zona rreth 50 tanke T-62, modele të vjetra që tregojnë se vendi ka mungesë pajisjesh moderne për shkak të humbjeve që ka pësuar në Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *