Lajme

Çfarë po ndodh në “Air Albania”/Forcat e FNSH-së shihen me skafandra

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) janë pozicionuar jashtë stadiumit të “Air Albania”, ku edhe po mbahet ndeshja mes Romës dhe Feyenoord.

Efektivët shihen me skafandra teksa bëhen gati për tu futur në stadium. Nuk dihet nëse brenda në stadium ka pasur përplasje mes tifozëve apo është një masë që ka marrë policia për të mbajtur në kontroll situatën nëse shënohen përplasje mes tifozëve italianë dhe hollandezë.

Lexo më shumë  Komandanti i KFOR-it: Siguria e brishtë, por jemi gati t’i përgjigjemi çdo sfide

Para se të niste ndeshja disa përplasje janë shënuar mes tifozëve dhe efektivëve të policisë, ndërsa momentalisht situata shihet e qetë, teksa Roma ka shënuar edhe golin e parë duke pasur një avantazh në këtë ndeshje.

Rruga PRess

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *