Bota

Zelensky ngushëllon familjet e 21 të vrarëve në Teksas

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur ngushëllimet e tij për të afërmit e 21 viktimave (19 nxënës dhe dy mësuese) nga të shtënat me armë në shkollën fillore të Teksasit, masakrës më të rëndë në shkollë në Shtetet e Bashkuara për gati një dekadë.

“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë të afërmit së fëmijëve që u vranë në të shtënat e tmerrshme në një shkollë fillore në Teksas. Është e tmerrshme”, tha Zelensky, shkruan Skynews.

Më herët në lidhje me masakrën reagoi dhe presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, i cili u premtoi qytetarëve miratimin e ligjeve të reja për kontrollin e armëve.
Biden tha se shpreson që kurrë më nuk do t’i duhet t’i drejtohet kombit për ngjarje të tilla.

Lexo më shumë  Ukraina përgatit terrenin për sulme në Krime pas mbërritjes së aeroplanëve luftarakë F-16

Të shtënat masive ndodhën në momentin kur Joe Biden po kthehej nga udhëtimi zyrtar në Azi. Në fund të fjalimit, ai theksoi se është lodhur nga ngjarje të tilla, dhe se shteti duhet të veprojë.

“Si komb duhet të pyesim. Kur do t’i japim fund lobimit të armëve? Kur do të bëjmë atë çfarë dimë të bëjmë”, shtoi presidenti amerikan.

Gjithashtu bëri të ditur se kanë kaluar 3.448 ditë, që kur sulmuesi i armatosur në vitin 2012 kreu masakër në një shkollë të mesme duke vrarë 26 persona – përfshirë 20 nxënës të vitit të parë.

Lexo më shumë  Ukraina thotë se ka shkatërruar një të tretën e flotës ruse të Detit të Zi

Që nga periudhë janë raportuar mbi 900 incidente. Biden shfrytëzoi rastin që t’i bëjë thirrje Kongresit amerikan që të miratojë ligje tjera për armët.

“Nuk mund të parandalojmë çdo tragjedi, por e dimë se masat e kufizuara të armëve veprojnë dhe kanë ndikim pozitiv. Ideja që një 18-vjeçar mund të futet në dyqan dhe të blejë pushkë, është shumë e gabuar”, tha Biden.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *