Kampet e riedukimit të ujgurëve në Kinë, tortura dhe dhunë e shfrenuar
Një sërë dokumentesh dhe fotografish që kanë dalë online, kanë zbuluar tmerret me të cilat përballen myslimanët ujgurë në të ashtuquajturat kampet e riedukimi në Kinës.
Të dhënat autentike, të hakuara prej autoriteteve kineze, zbulojnë politikën e pështirë “qëlloni për të vrarë” për ata që përpiqen të arratisen, ndërsa fotografitë e tmerrshme tregojnë të burgosurit e prangosur duke u torturuar.
Mes të dhënave mësohet se si mijëra ujgurë janë arrestuar me akuza të sajuara për ‘terrorizëm’ për të cilat kanë marrë dënime të rënda.
Zyrtarët e Pekinit, përfshirë ministrin e Jashtëm Wang Yi, kanë pohuar se kampet janë ‘shkolla që ndihmojnë njerëzit të çlirohen nga ekstremizmi’.
Rruga Press